Çani: ‘Rama po lobon të shpallet Kurti non grata, ka miqësi të fortë me…’

Gazetari Arian Çani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se kryeministri Rama po lobon shumë që Albin Kurti të shpallet “non grata”.

Ai tha se Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe po bën sikur do ta takojë Kurtin në mënyrë që ta nxjerrë atë si kryeneç e kokëfortë para syve të ndërkombëtarëve.

“Kurti e di shumë mirë se në takim me Ramën, do i uleshin pikë në sondazh. Nga ana e Ramës, rama bën sikur do ta takojë, Rama nuk do ta takojë Kurtin , Rama do ta nxjerrë Kurtin kryeneç, kokëfortë në sytë e ndërkombëtarëve.

Sot ndërkombëtarët thonë, ky Kurti mirë që na kundërshton ne po po kundërshton edhe shqiptarin. Ramës i intereson kjo gjë.

Madje kanë dalë fjalë se Rama ka kohë që po lobon, pasi Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe jo vetëm që Kurti të shpallet “non grata”. kjo ëhstë luftë e tij. Ka indicie që po lobohet fort në këtë drejtim”,-tha Arian Çani.

Loading...