Çani zbulon çfarë fshihet pas kontrollit në shtëpinë e Ervis Martinaj

Analisti Arjan Çani thotë se përgjimi i një telefonate nga burgu i dha indicie policisë për të bërë kontrollë ne banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij në Fushë Kuqe.

“Është përgjuar një telefonatë e një të burgosuri me një tjetër, që ka lidhje me shtëpinë e Ervi Martinaj. Është përmendur Martinaj dhe gjërat që mbante në shtëpi”, është shprehur Çani në “Top Story”.

Pyetjes nëse kemi të bëjmë me një show të radhës nga policia, Çani i përgjigjet se nuk mund të jetë vetëm shfaqje. “Duhet të ketë një element të ri që ka nxitur policinë të veprojë”, thekson ai.

Fushë Kuqja ishte e blinduar në çdo rrugicë të saj dhe qëndroi nën presionin e policisë për rreth katër orë këtë të hënë.

Këto kontrolle u kryen me vendim gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë” si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit i cili u denoncua i zhdukur që më 9 gusht nga familjarët.

Në një njoftim zyrtar policia sqaron se mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e Ervis Martinajt dhe xhaxhallarève të tij, Faik Martinaj dhe Ragip Martinaj.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Loading...