Shkarkohet nga detyra gjyqtari Astrit Faqolli
Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka vendosur të enjten në mëngjes të shkarkojë nga detyra Astrit Faqollin, i cili deri më sot mbulonte pozicionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Tiranë. Faqolli arriti të kalonte me sukses shkallën e parë të vetingut, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të 2018-ës





