Lleshaj: Trafiku i kanabisit nga Shqipëria është ulur, me shifrat e azilkërkimit abuzohet
Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) u mblodh sot për të diskutuar mbi kapitullin 24 në negociatat me Bashkimin Evropian (BE). I ftuar në takimin që u mbajt online ishte ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj dhe nënkryetari i komisioni, Taulant Balla. Ministri Lleshaj preku temën e azilkërkimit nga shqiptarët dhe çështjen e kanabisit.





