Ambasada Shqiptare në Izrael mirëpret Jonida Maliqin para interpretimit në gjysmëfinalen e “Eurovision 2019”
Këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, do të ngjitet këtë javë në skenën e madhe të “Eurovision”-it. Ajo do të interpretojë në gjuhën e saj amtare këngën “Ktheju Tokës”, me pretendimin për një përfaqësim sa më dinjitoz për të shkuar në finale. Së fundmi, Jonida dhe stafi i saj kanë udhëtuar drejt Izraelit për të realizuar





