Flet mes lotësh Agroni: “Kishim shumë plane bashkë.Nuk i arritëm dot.Meti na e hoqi humorin”
Ishin të pandarë në skenë e përtej saj, bashkudhëtarë në rrugën e artit dhe miq prej një jete. Largimi i parakohshëm nga jeta i Muhamet Likos ka lënë plagë për Agron Hamon, kolegun dhe mikun e aktorit të mirënjohur. Parodistët e Vlorës nuk do të jenë më si dikur, ata humbën bashkëpunëtorin më të dashur.





