Maliqi: Ky kryeministër nuk ikën nga pushteti me votë të lirë por vetëm me revoltë popullore
Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat, për të cilin tha se nuk e ka ndërmend ta lërë pushtetin. Sipas tij, ka ardhur koha që kreu i qeverisë të largohet dhe kjo mund të arrihet përmes revoltës popullore ose ndërhyrjes së fortë ndërkombëtare.





