Basha nga Kamza: “Mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin”
Ta ndalim makthin e organizatës kriminale të Rilindjes. T’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin. 12 javë s’janë shumë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti.




