Taulant Balla: “Lulzim Basha mblodhi disa huliganë përpara parlamentit që dhunuan institucionin dhe deputetët e mazhorancës”
Si shumë deputetë të tjerë sot në seancë plenare të cilët akuzuan për protestat e dhunshme edhe Taulant Balla hodhi akuza direkte ndaj liderit të PD-së. “Lulzim Basha ka mbledhur disa huliganë përpara parlamentit që dhunuan institucionin dhe deputetët e mazhorancës. Kërkon pushtetin në tavolinë, por ta harrojë”, u shpreh Balla.-laberianews



