Patozi/ ‘Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv’
Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me tryezën që uli në dialog palët për reformën zgjedhore. Ironik në reagimin e tij, ndërsa poston foton nga tryeza, Patozi shkruan se përshëndet dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shton se nga sot gjithçka është e mundur.





