Ngjela: “Loja me sharje dhe fyerje e me denoncime të kota, ka vetëm një qëllim: pushtet dhe para. Por paraja tani do të hyjë nën hetim nga reforma antikorrupsion”
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka treguar arsyet që sipas tij kanë krijuar këtë situatë politike në vend. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Ngjela shprehet se injorantët e ardhur në pushtet, janë vënë me qëllimin për të marrë diçka, dhe jo për të bërë atë që kërkon zhvillimi shoqëror.





