Çdo minutë, 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar

2,6 milionë pacientë vdesin çdo vit për shkak të trajtimeve të gabuara mjekësore apo ilaçeve jo të duhura. 

Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar.

“Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë.

Për herë të parë për këtë gjë, OBSH shpall “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve” më 17 shtator.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore.

Gama e gabimeve është e madhe, që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët.

“Ky është një problem global”, ka thënë një nga krerët e OBSH, Neelam Dhingra-Kumar.

Presidenti i Dhomës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt është shprehur, se prioritet kryesor duhet të jetë siguria e pacientëve.

“Cilësia dhe siguria duhet të jenë motorët e sistemit mjekësor dhe jo konkurrenca dhe presioni i shpenzimeve.”

Loading...