Ndonjë mund ta ketë kuptuar në mënyrë empirike, po tani ka edhe një konfirmim shkencor se sëmundjet kanë një stinë të tyren dhe ndjekin një kalendar të vërtetë.
Dimri për gripin, pranvera për linë, vera për gonorrean dhe poliomielitin, vjeshta për sëmundjen e Lymes, sipas revistës “Plos Pathogens” të grupit të “Columbia Mailman School” drejtuar nga Micaela Martinez.
Studiuesit kanë përpunuar një kalendar me 69 sëmundje infektive dhe epidemike, nga ato më të zakonshmet tek ato të rralla tropikale.
Nëpërmjet të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve të SHBA-së (CDC), kanë riprodhuar një kalendar të stinëve jo vetëm për sëmundjet infektive si gripi, por edhe atyre kronike, si hepatiti B, që sipas rajonit gjeografik shfaqen më me shumicë në disa periudha të vitit.
“Stinën janë një karakteristikë e fuqishme dhe universale e sëmundjeve infektive, ndonëse komuniteti shkencor e ka injoruar. Shërben ende shumë punë për të kuptuar cilat forca drejtojnë stinën e sëmundjeve. Identifikimi i faktorëve kryesore të epidemive të stinëve mund të shërbejë për të parapërgatitur ndërhyrje për parandalimin e epidemive dhe trajtimin e infektimeve kronike”, theksoi Martinez. ATSH