Çdo shkelje e ligjit gjatë procesit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me burg

Çdo shkelje e ligjit gjatë procesit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me burg.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke sjellë në vëmendje të gjithë ata që do të guxojnë të pengojnë zgjedhjet, do të dënohen me burg. Përmes videos së publikuar, Rama thotë se këto informacione janë për ata që duan pengimin e zgjedhjeve e të negociatave për anëtarësim në BE.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë kujtesë për të gjithë ata, të cilët janë shënjestër e propagandës së katërshes që synon pengimin e zgjedhjeve e të negociatave për anëtarësim në BE dhe që kurrësesi s’duhet të bien pre e asaj propagande, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.

Por, cilat janë dispozitat e Kodit Penal për ata që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve?

Dispozitat e Kodit Penal që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve
Pengimi i subjekteve zgjedhore dënohet me burgi 1 deri në 5 vjet (neni 325).

Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore (neni 326/a) dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Shkelja e fshehtësisë së votimit dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet (neni 327).
Pengimi i zgjedhësit dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet(neni 330).

Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit(neni 331/a) përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet/atsh

Loading...