Çdo të thotë shprehja: “Me çdo lloj çmimi?!” Nga Arben Duka

Çdo të thotë shprehja: “Me çdo lloj çmimi?!”

E gjithë opozita,
ka dalë në teren,
sepse fiks pasnesër,
protesta po vjen!.

Kur dëgjoj Lulashin,
më vjen për të qarë,
të tillë dashuri,
tjetër herë s’kam parë!.

Duket-ky është Luli,
që fatet do marrë,
dhe jo Lulëzimi,
që njerëz ka vrarë!.

Vajti derë më derë,
në vatanin tonë,
Luli që ka vjedhur,
nja Dyqind milionë!.

Nga goja i rrjedh,
mjaltë e ëmbëlsirë,
tani ka ndryshuar,
është bërë djalë i mirë!.

Në këto takime,
Luli ka ndryshuar,
fjalorin e ka,
më të moderuar!.

Fjalorin e ka,
më të moderuar,
meqë për ca shpifje,
me gjobë është dënuar!.

Duket ashiqare,
që s’është Luli i parë,
ka të tjerë që thonë:
“Do t’u heqim zvarrë!.”

Ka të tjerë-si Sala,
që kurrë s’ndryshojnë:
“Me çdo lloj çmimi,
Ramën do rrëzojmë!.”

Ma spiego-o plak,
trim e sua trimi,
çdo të thotë shprehja:
“Me çdo lloj çmimi?!.

Shprehjen disa herë,
e ke thënë më herët,
për ty s’ka problem,
kur vriten të tjerët!.

Se vriten të tjerët,
s’ka problem-o horr,
pse s’bie tek tyja,
ndonjë plumbçe qorr?!.

Me këto karllëqe,
ti gjithnjë ja ngop,
për ty protestuesit,
janë mish për top!.

Nëse në protestë,
të vrarë do të ketë,
e sigurtë që Sala,
do ta bëjë vetë!.

Ka vrarë edhe vret,
prapë ky faqezi,
sepse Edi Rama,
kurrë s’vret njeri!.

Halle dhe probleme,
mund të këtë plot,
po gjak popullor,
në sheshe s’derdh dot!.

Sala konkurrohet,
s’është gjithnjë i pari,
se përdor dhe Mona,
një gjuhëshpellari!.

Me tërheqje zvarrë,
kërcënon dhe Mona,
dhe më Detashment,
ka plot Amazona!.

Bardhi me zë femre,
m’i heq mentë e mia,
kur thotë-“Larg protestës,
të rrijë policia!.”

Jo-mor Gaz i vockël,
që të ka partia,
aty cep më cep,
do jetë policia!.

Do jetë policia,
që të bëjë detyrën,
që ti frikacak,
mos fshehësh fytyrën!.

Për sigurinë tënde,
ajo do të jetë,
se mund të ketë Sala,
çadër-pistoletë!

Arben Duka

Loading...