Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rregullat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë që virusi të mos përhapet.
Në një postim në Instagram Brace shkruan se çdokush që ka hyrë nga Italia në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit, duhet te vetëkarantinohet për 14 ditë.
Postimi:
RUANI DUHET QETESI, VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE CDO RREGULL TE SHPALLUR, VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO! Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiper dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127; Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;
PJESA TJETER ESHTE HIGJENA, HIGJENA, HIGJENA! Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin; Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes; Mos prekni gojen, hunden e syte me duar te palara, vir usi hyn ne trup prej tyre! MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT! ESHTE DETYRE!
Shëndohen dy rastet e para me koronav irus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se personat e infe ktuar janë babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28 vjeç, të cilët erdhën nga Fierence drejt Tiranës, me makinë personale nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy personat e inf ektuar ndodhen në spitalin inf ektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.