Cekja i Beratit është ndër aktorët më të dashur të humorit shqiptar dhe është gjithmonë i hapur me publikun. Së fundmi, aktori ka kujtuar momentin më të sikletshëm teksa xhironte një skenë filmi.
Cekja i Beratit rrëfeu se skena e sikletshme në film ishte kur koka e tij qëndronte tek by*a e një stripitisteje.
I ftuar në “Ftesë në 5”, ai ndjeu shumë vështirësi pasi striptistja i kishte vendosur këmbët në kokë dhe tërhiqte, ndërsa koka e tij “ ikte si lavjerrës tek b*thët e saj“.
“Skena më e sikletshme ka qenë kur xhirova tek stripti. Është momenti kur Shaqja, gruaja, thotë: ‘A ia more firmën?’, se unë isha në stript dhe koka ime ishte tek b*tha e femrës.
Ajo vështirësia që ndeja unë. Këmbët e saj ishin tek koka ime dhe që më tërhiqte me këmbët e veta, me shalët e gjata dhe koka ime ikte si lavjerrës tek b*thët e saj.
Ishte siklet sepse njëkohësisht duhet të flisje dhe të veproje,”- rrëfeu Cekja i Beratit.