Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka konfirmuar se emri i Bashkim Finos nuk do të jetë në fletën e votimit, por vendin i tij, i 4-ti në Fier do jetë bosh.
Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 Mars pas një betejë të gjatë me COVID. Në nder të tij, me vendim të këshillit të ministrave u shpall ditë zie kombëtare ndërsa një shkollë në qytetin “Studenti” në kryeqytet do të marrë emrin e tij.
Fino ka qenë kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar në vitin 1997, dhe deputet në disa legjislatura nën siglën e socialistëve.
Loading...