Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë.
Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli.
Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë.
Lajmi i mirë është që ne mund të bëjmë diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën.
Por cili është ai veprim i thjeshtë dhe i dobishëm për të luftuar problemin? Kufizoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë. Fjalët magjike, të çdo dite, janë sporti dhe uji. Nëse preferoni të konsumoni kafe do të këshillohej që ta zëvendësonit me sa më shumë çaj. Përpiquni të përdorni çaj pasi ndihmon në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin. Kufizoni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave.
Ndërsa karbohidratet e thjeshta zëvendësojini me ato më komplekse. Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), mbase sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin e brendshëm. Shmangni ushqimet me kripë dhe erëza. Kripa ka karakter fiksues dhe kjo ndikon në formimin e celulitit. Për të eleminuar celulitin duhet të forconi dhe hidratoni qelizat e trupit dhe muskujt. Celuliti duhet luftuar njëherësh si nga brenda edhe nga jashtë.
Disa ushqime janë të dobishme për reduktimin e celulitit. Të paktën 3 nga këto ushqime duhet të konsumohen çdo ditë:
SALMON I EGËR
Acidet Omega-3 ndihmojnë për të riparuar dhe forcuar indin e lëkurës për një pamje më të mirë.
LAKRA; Duhet të gjendet shpeshë në tryezën tuaj pasi që ka rol në largimin e toksineve dhe edemës nga trupi.
PESHKU SOLMON: Omega 3 që përmban solmoni kontribon në rregullimin e qarkullimit të gjakut. Konsumoni peshkun 2-3 herë në javë.
QEPA DHE HUDHRA: Këto dy ushqime lehtësojnë qarkullimin e gjakut. Lejoni që këto ushqime të jenë pjesë e gjellërave dhe sallatave tuaja.
FRUTAT E PYLLIT
Frutat e pyllit, si boronIcat apo mjedrat përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë shpërbërjen e yndyrës. Mund t’i shtosh edhe në sallatë.
UTHULL MOLLE
Ky lëng i artë ofron kalium dhe magnez, që ndihmojnë në nxjerrjen e toksinave. Shtoje kudo.
SPECAT DJEGËS OSE TË KUQ
Këto lloj specash janë të pasura me vitamina B6 që forcojnë indin lidhor, gjithashtu ofrojnë kapsaicin, një substancë që rrit metabolizmin tri orë pasi e ke konsumuar.
QULL TËRSHËRË
Në grupin e ushqimeve që reduktojnë celulitin, ky është i pari sepse ofron fibra të tretshme që ndihmojnë për të nxjerrë jashtë toksinat që kontribuojnë në formimin e celulitit. Nise ditën me një pjatë me qull tërshëre.
HUMMUS
Ky ushqim e rrit shumë pak insulinën, që mund të parandalojë krijimin e qelizave dhjamore që bëhen celulit.
UJI
Një organizëm i pahidratuar nuk mund të nxjerrë jashtë toksinat. Rrit sasinë ditore të ujit dhe kombinoje me portokall, kastravec etj.
ÇAJI JESHIL
Ai përmban një përbërës që mund të ndihmojë në zhdukjen e qelizave dhjamore. Në verë mund ta shtoni në smoothie.
VAJI I ULLIRIT
Yndyrat e ngopura që përmban ky vaj ndihmojnë funksionimin e shëndetshëm të tiroideve, duke i ruajtur energjitë e metabolizmit për djegien e shëndetshme të yndyrnave. Duhet ta shtosh në çdo lloj sallate, ose me barishte dhe erëza të thara për të krijuar salca.
ÇOKOLLATË E ZEZË
Është plot me antioksidantë që përmirësojnë funksionin e qelizave, përfshirë dhe qelizat e lëkurës. Çokollata e zezë me fruta të thata është një ushqim perfekt për lëkurë të shëndetshme.
FARAT E LULEDIELLIT –vitamina B6 në këtë fara mbështet proteinat që riparojnë indin lidhës. Farat janë gjithashtu diuretike, që ndihmojnë për të eliminuar fryrjen që e bën celulitin më të dukshëm. Është një snack i shëndetshëm që e kemi konsumuar pa e ditur për efektin.
SOJA- Soja ka veti ekstrogjenike që ndihmon në balancimin e nivele të hormoneve tek femrat, Qumështi i sojës është një zgjidhje e mirë për ta konsumuar në njërën nga zamrat gjatë ditës.
FARA E RRUSHIT: Përmban bioflavanoide dhe bllokon enzimet që dëmtojnë kologjenin.
MAJDANOZI,BROKOLI,PORTOKALLI: Vitamina C luan rol të madh në formimin e kologjenit, çdo ditë në mëngjesin tuaj mund ta shtoni majdanozin dhe specin.
UJI: Kushtoni rëndësi ti konsumoni rreth 2.5-3 L ujë në ditë. Uji rregullon qarkullimin e gjakut dhe parandalon paraqitjen e edemës në trup.
ANANASI: Zbërthen yndyrrat dhe parandalon deponimin e tyre.
BANANIA,KARROTA,SHALQINI- Meqë përmbajnë kalium ndihmojnë uljen e presionit të gjakut dhe largojnë materialet e panevojshme nga trupi,
CAJI JESHIL: Ka efekt në zbërthimin e yndyrrave, Kushtoni kujdes ta konsumoni çdo ditë një gotë çaj të gjelbërt.
LENGU I DOMATEVE: Domatja luan rol në largimin e toksineve nga trupi.