Kur Daniel Kaluuya mbajti fjalimin e tij falenderues pasi fitoi Oscar si “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” për rolin e tij si Fred Hampton në “Judas and the Black Messiah”, vodhi gjithë vëmendjen e të pranishmëve. Pasi vlerësoi LaKeith Sanfield, që po ashtu si ai ishte i nominuar për rolin joprotagonist në “Judas and the Black Messiah”, si të gjithë djemtë e mirë, Daniel falenderoi të ëmën.
“Duhet të festojmë për jetën,” Kaluuya tha. “Po marrim frymë, po ecim. Është e pabesueshme. Është e pabesueshme. Mami…babi im…ata bënë seks! Është e mrekullueshme. Dhe ja, unë jam këtu,” shtoi më pas.
Kamera menjëherë kapi reagimin e motrës dhe nënës së Daniel. Motra? Direkt duart në fytyrë. Po mami? Diçka midis shokimit dhe mosaprovimit të fjalisë, por sidoqoftë, qeshi e sikletosur.
Më pas, në një intervistë pas ceremonisë, Daniel tha: “Mendoj që është shumë e dukshme që gjithë prindërit tanë kanë bërë seks. LOL,” tha ai.