Gjashtë protestues janë shoqëruar në komisariat mbrëmjen e sotme, pasi zhvilluan një tubim përpara Kryeministrisë.
Tubimi u zhvillua rreth orës 18:00, ndërsa protestuesit, të paktë në numër, mes të cilëve edhe ambientalisti Sazan Guri kërkuan transparencë nga qeveria për zgjerimin e Greqisë në Jon me 12 milje.
Por policia i ka shoqëruar, pasi grumbullimet nuk lejohen për shkak të pandemisë, ndërsa protestuesit akuzohen edhe për mos bindje ndaj urdhrit.
Në fund të vitit të kaluar Greqia me një dekret presidencial mbylli gjiret, ndërsa në fillim të këtij viti ka paralajmëruar zgjerimin me 12 milje në Jon.
Presidenti dhe opozita akuzuan qeverinë për shitje të detit, ndërsa Edi Rama i hodhi poshtë. Tirana dhe Athina kanë arritur marrëveshjen që kufiri detar të zgjidhet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.