Korab Gjana infermieri në spitali Infektiv, ka treguar momentet e fundit përpara se aktori i njohur humorit Koço Devole, të ndahej nga jeta.
Devole në momentet e fundit i ka thënë mjekut se virusi po i merrte shpirtin.
“Momentet e fundit me Koço Devole. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim të sëmuret me radhe…
Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit të Koços… he mo Koço si je sot?
Ahh mor Korab si të jem më përgjigjet. Çfarë dreq virusi paska qenë ky që po ma merr shpirtin…
Njeriu që do i mungoj çdokujt! Ky virus s’të kurseu as ty”, tregon Gjana.
Loading...