Çfarë e shkakton plakjen para kohe tek Shqiptarët?

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre? AgroWeb.org flet sot për plakjen e parakohshme.

Kjo është diçka që është padyshim nën kontrollin tuaj. Fatkeqësisht, plakja e parakohshme është diçka që përjeton shumica e shqiptarëve.
Duket se shumë nga zakonet e përditshme – disa që ndoshta as nuk i pranoni se po i bëni – ju tregojnë më të vjetër se vitet e vërteta.

Gjumi i pakët dhe i keq plak para kohe
Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë – ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë.

Gjumë riparon dëmin që që merr organizmi gjatë ditës. Pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër.

Kjo dërrmon lëkurën tuaj, sjell qeliza më pak të shëndetshme dhe afron plakjen e parakohshme. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, sugjerojnë të gjithë specialistët e mjekësisë.

Mungesa e frutave dhe perimeve në ushqim plak para kohe
Gati 80 për qind e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramëshe me perime në ditë. Ndërsa 72 për qind nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm, sipas të dhënave të anketave me fokus grupeve të organizuara nga AgroWeb.org.

Megjithatë, frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, sipas Akademisë Shkencore të Dermatologjisë.

Frutat dhe perimet janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.

Disa fruta dhe perime që duhen patjetër? Zarzavate me gjethe të errëta si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha.

Sheqeri dhe brumërat bëjnë të dukeni më të vjetër
Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj.

Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak. AgroWeb.org ju tregon se këto shkaktojnë inflamacione dhe nxisin daljen e puçrrave në fytyrë.

Plus, teprimi me shumë ëmbëlsira mund të çojë në glikazim, një proces në të cilin molekulat e sheqerit i bashkohen kolagjenit të lëkurës suaj. Kjo e bën kolagjenin të fortë dhe më pak elastik, duke shkaktuar rrudhat e parakohshme.

Duhanpirja ju bën të dukeni më të vjetër të moshë dhe ju plak para kohe
Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm.

Pirja e duhanit bën të dukeni më të vjetër dhe shumë më shpejt. A ka prova për këtë?

Studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve – në të cilat një binjak aktualisht tymoste pesë vjet më shumë se binjaku tjetër. AgroWeb.org raporton se studiuesit gjetën se ata që tymosnin më gjatë patën shumë më tepër rrathë sysh dhe rrudha pafund.

Plus, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, thotë Akademia e Dermatologjisë, të cilat janë vendimtare për një fytyrë të re.

Shumë alkool ju vjetëron tepër shpejt
Ka një arsye që askush nuk duket bukur në mëngjes pas një mbrëmje me tepri alkooli. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj.

Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat.

Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën tuaj, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.

Mbajini në mendje këshillat e mësipërme. Nuk janë aspak lukse, por mirëmbajtje e shëndetit tuaj./AgroWeb.org

Loading...