Në një intervistë me humoristin Ismet Drishti deputeti Ervin Salianji nuk ka ditur t’i përgjigjur një pyetjeje mjaft të thjeshtë : Çfarë është NATO?
Teka u pyet në hyrje të Kuvendit, Salianji nuk dha dot një përgjigjie të saktë për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke e emërtuar krejtësisht gabim.
Pjesë nga intervista:
Drishti (i zgjat mikrofonin): Një prononcim të shkurtër?…”
Salianji: Posi, me shumë kënaqësi, si ke qenë?
Drishti: Po ti të kishe ardhur në studio o burrë…
Salianji: Po më thuaj o vëlla!
Drishti: Një pyetje. Situata në Ukrainë duket pak si e vështirë, apo jo?
Salianji: Po me çështjet ndërkombëtare merret Rama…
Drishti: Po pra po, i ka rastis, me shans…Jemi vend me të drejta të plota i NATO-s dhe kjo, është meritë e PD-së?!
Salianji: S’ka diskutim! Edhe e Berishës! Thuaje dhe këtë.
Drishti: Po çfarë do të thotë NATO?
Salianji: Nata… NATO është aleanca transatlantike! Është anglisht. NATO, që është kombet, të cilat janë të bashkuara në një aleancë transatlantike.
Drishti: Po N, po A…?
Saliani: Po Nejshëll Atlantik….
Drishti: Jo Nejshëll!
Salianji: Po çfarë është?
Drishti: Është North Atlantic!
Salianji: Po mirë.
Drishti: Po O-ja tjetër?
Salianji: Po tani nuk… Meqë ma the…(ha ha ha)
Drishti: Ha ha ha!