Cfarë fshihet në “Santa Quaranta?”Ku gjendet serveri që ka regjistruar orgjitë?

Kur dha dorëheqjen një vit e gjysmë më parë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se në hotelin e Klement Balilit, kishin fjetur edhe ministra të Ramës (tashmë ish-ministra) me dashnoret e tyre.

Të gjitha këto orgji sipas Manjanit janë të filmuara dhe gjenden në duart e shërbimeve sekrete partnere.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha do të shprehej më pas se nëse hapeshin kamerat e “Santa Quarantas” nga aty do të dilnin xhevahire, shkruan Albeu.com.

I intervistuar nga mediat, vëllai i Klement Balilit do të shprehej se të gjithë politikanët “një për një” kanë qenë në hotelin e tyre dhe kanë marrë shërbime aty.

Ajo për të cilën flet Manjani ka të bëjë me orgji që sipas tij janë organizuar nga një ish-ministër i rendësishëm i Ramës, i cili është shkarkuar tashmë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të dëshmojë Balili, por me shumë rendësi është fakti se ku gjendet tashmë serveri i kamerave të hotelit të tij me pamjet e politikanëve të lartë me dashnoret e tyre. /albeu

Loading...