Cfarë ka ndodhur?/ Avokati padit vëllezërit Donald dhe Romeon Veshaj, reagon Drejtoresha e Muzeut të Artit Mesjetar

Avokati Esmerald Xhafa ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Korçës ku kërkon që dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj të hetohen për dëme që mund tu kenë shkaktuar ikonave në Mueun e Artit Mesjetar në Korçë, ku dhe kanë xhiruar klipin “Picasso”.
Në një deklaratë përmediat, ai shprehet se ikona të tilla dëmtohen nga blici i kamerës dhe kurrsesi nuk mund të lejohen klipe në këtë Muze. Ai shton se teksat e VIP-ave nuk mund të tejkalonnë rëndësinë e objekteve të veçanta edhe nëse kanë marrë leje.

Fjoralba Prifti, drejtoreshë e Muzeut të Artit Mesjetar ka konfirmuar tha se binjakëve Veshaj u është dhënë leje për këtë klip, pasi është konsideruar se ishte brenda rregullave. Nga vëllezërit Veshaj apo bashkëpunëtori i tyre Elgit Doda nuk ka asnjë reagim deri më tani.

Fjoralba Prifti, drejtoreshë e Muzeut të Artit Mesjetar: Ka kërkuar leje dhe i është miratuar. Nuk përbën asnjë shkelje, është lejuar që të bëhen disa xhirime që janë brenda etikës që lejohen nga muzeu.

Loading...