Media shtetërore koreanoveriore i dha fund dilemave për liderin e saj Kim Jong-un.
Agjencia e lajmeve KCNA raportoi se Kim u shfaq pas 20 ditësh në ceremoninë e hapjes së një fabrike plehu.
Ajo shtonte se në momentin që diktatori u shfaq turmat e njerëzve që gjendeshin në fabrikë “shpërthyen në brohoritje”.
Dalja publike e Kim Jong-un është e para që prej 12 Prillit. Prej atëherë mediat ndërkombëtare patën spekuluar rreth shëndetit të tij, madje disa të tjera shkruan se Kim kishte ndërruar jetë.
Megjithatë BBC shkruan se ky raportim i medias shtetërore koreane nuk mund të konfirmohet individualisht.
KCNA publikoi një foto të liderit gjatë momentit që po priste një shirit në fabrikë. Ai shoqërohej nga motra e tij, Koim Yo Jong.
Rreth kësaj çështje u pyet edhe Presidenti amerikan Donald Trump, por nuk dha asnjë koment./tvklan