Sipas televizionit grek “Star”, të dy ndodhen në të njëjtën qeli, por refuzojnë të flasin me njëri-tjetrin.
Aleksandër Luca u transferua javën e kaluar në bu.rgun e Grevenas pasi u dh.unua në pa.rabu.rg.imin e Avlonës ku ndodhej fillimisht nga të bu.rgosurit e tjerë. Ai u vendos në të njëjtën qeli me bashkëpunëtorin e tij grek, Manolis Koukouras.
Ky televizion raporton se shqiptari dhe greku nuk dëshirojnë që të shikojnë njëri-tjetrin. Ata madje duket se nuk dëshirojnë që të kenë asnjë kontakt as në të ardhmen sido që të përfundojë gjyqi.
“Edhe sikur në të njëjtën qeli të jenë përsëri, nuk dëshirojnë të kenë kontakt mes tyre“, tha një burim për televizionin grek.
Ndërkohë nga ana tjetër, dy të dënuarit janë tepër bashkëpunues me avokatët dhe familjarët e tyre. Pavarësisht se ata pranojnë përfshirjen në krim, secili thotë se është i pafajshëm, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që dhunoi barbarisht studenten Eleni Topaloud.
Krimi i rëndë ndodhi më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë, ndërsa trupi i pajetë i studentes 21-vjeçare u gjet një ditë më pas ku u morën të pandehur Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras.