Çfarë ka ndodhur në vendin tonë? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 443 testime, 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

16 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në Bashkitë:

9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Rrogozhinë, Mallakastër, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Kamëz, Fier, Vlorë, Pogradec, Berat.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,713 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 443

Testime totale 2,014,596

Raste pozitive 332,521

Raste të shëruara 328,713

Raste Aktive 214

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 157

Fier 15

Vlorë 12

Lezhë. 7

Durrës. 7

Gjirokastër 5

Berat. 5

Elbasan. 3

Shkodër 2

Korçë. 1

Loading...