Një burrë ka regjistruar të gjithë rrugëtimin e bagazhit të tij mes kontrolleve të aeroportit pasi vendosi një kamera të vogël para se ta linte atë në ‘check-in’.
Thomas Miller, i njohur me emrin @thomasmiller719 në rrjetin TikTok, ka publikuar një video nga këndvështrimi unik i valixhes së tij pasi argumentotne se “është koha të zbulojmë çfarë bën aeroporti me valixhet tona”.
Pasi instalon kameran e vogël në fund të valixhes së tij, Miller shihet teksa e tërheq bagazhin me karrocë derisa e lë në aeroport.
Video e regjistruar nga kamera e vogël tregon sesi valixhja ecën në rripin e transmetimit ku bën disa kthesa, deri sa arrin në një dhomë të madhe në aeroport.
Video tregon të gjithë rrugëtimin e valixhes por jo procesin e kontrollit para se të transportohej në avionin e fluturimit.
Pamjet e Miller janë shikuar më shumë se 16 milionë herë në TikTok, ku shikuesit shprehen mjaft të zbavitur nga udhëtimi i valixhes.
“Përse është kaq interesante kjo video?” pyeste një person, siç thoshte dhe një tjetër: “Është si një aventurë zbavitëse.
“Shumë mirë që zbuluam se nuk i ka ndodhur asgjë. Falemnderit!” shkruante një tjetër.
Të tjerë shpreheshin të zhgënjyer nga rrugëtimi pasi sugjeronin se prisnin më shumë “zhvillime dramatike”.
“Nuk e di se çfarë prisja por prisja më shumë”.
Megjithse regjistrimet në aeroporte nuk janë të ndaluara, rrjeti The Points Guy thotë se regjistrimi i punës së agjentëve doganorë të aeroporteve nuk rekomandohet pasi veprimet nuk konsiderohen publike.