Çfarë ndodh nëse Basha humbet zgjedhjet lokale? Analisti i njohur bën parashikimin

Çfarë ndodh nëse Basha humbet zgjedhjet lokale?

Sipas Armand Shkullakut, ai do të prodhojë të njëjtat justifikime, duke fajësuar Berishën dhe “trekëndëshin e bermudës” për humbjen. Pas kësaj, me gjasë do të shpallë luftën e re, deri në fitore.

Ylli Rakipi: Çfarë ndodh nëse humbet zgjedhjet Basha?

Armand Shkullaku: Do dalë të thotë, këto zgjedhje provuan atë që ne themi prej kaq kohësh, që Berisha, Rama dhe Meta janë bërë bashkë. E patë si bashkëpunuan, por lufta sapo ka filluar ne do të vazhdojmë përpara, derisa të shpartallojmë trekëndëshin e bermudës. Pastaj, pasdite bën takim me Yuri Kim edhe vazhdon përpara…

Shkullaku foli edhe për shanset që grupimi i Berishës në PD ka, për të fituar ndonjërën nga bashkitë. Sipas analistit, ka vërtet shanse që PD të fitojë Shkodrën.
Armand Shkullaku: Nëse ka një bashki që ka shanse PD ta fitojë, është Shkodra. Po të marrim zgjedhjet e 25 prillit, PD ka patur rreth 30 e ca mijë vota. PS ka patur 16 mijë vota. Diferenca gati gjysmë për gjysmë. PSD e Doshit është e barabartë me LSI dhe Jozefina Topallin. Ndaj diferenca është gjysmë për gjysmë. Mendoj se ka shanse.

Loading...