Çfarë ndodh nëse nuk ka vaksinë? Pipero jep lajmin e mirë: Shumë shpejt do kemi një

“Nëse nuk do të kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë e cila do të na ndihmojë për të sharuar rastet e rënda me koronavirus”.

Kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për Ora News, duke iu referuar studimit më të fundit të Universitetit të Utrechtit në Holandë.

Sipas Piperos edhe nëse do të kemi një rikthim të virusit në vjeshtë apo dimër, impakti negativ nuk do të jetë kaq i madh sa në valën e parë.

Pëllumb Pipero: Në rast se nuk kemi një vaksinë mund të zgjasë një vit e gjysmë deri në dy vjet. Por, duhet të kemi në konsideratë që rikthimi i një vale të dytë nuk do ketë këtë impakt që pati në valën e parë. Një pjesë e madhe e qytetarëve bie në kontakt, duke rënë në kontakt krijojnë imunitet.

Informacioni i ardhur nga Universiteti në Utrechtit për identifikimin definivisht të antitrupave humane anti covid është lajmi më i madh që kam dëgjuar unë gjatë këtyre ditëve.

Kjo dëshmon që organizimi jo vetëm që prodhon antitrupa, por këto antitrupa janë efektive dhe e neutralizojnë virusin. Çka dëshmon që ne shumë shpejt edhe nëse nuk do kemi një vaksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë, e cila do të na ndihmojë të mos kemi raste të rënda apo të ndihmojmë rastet e rënda për ti mjekuar.

Loading...