Po mbushen 3 javë luftime në Ukrainë.
Me gjithë përpjekjet pë bisedime, luftimet vazhdojnë në gjithë territorin.
Zhvillimet kryesore të 24 orëve të fundit:
-Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë mëngjesin e sotëm, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës
-Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.
-Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, sipas presidentit të Ukrainës
-Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit