Çfarë ndodhi gjatë natës në Vlorë, gjendet një i vdekur

Një punonjës i një agjencie turistike në Vlorë ka ndërruar jetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kapelja” dhe se viktima është Nadir Gjata.

Dyshimet e para të policisë janë se kemi të bëjmë me një aksident.

Por familja beson se është grabitur dhe vrarë.

“Ka goditje pas kokës dhe nuk gjendet çanta që mbante me vete” mësohet se kanë deklaruar familjarët, sipas dëshmive të bëra publike në media.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ky dyshohet se ka ndodhur aksidenti për të zbardhur ngjarjen dhe pretendimet e familjes së të ndjerit.

Loading...