Çfarë ndodhi me Beatrixën pas largimit nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’

Të premten mbrëma nga shtëpia më e famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP” u largua këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj. Ajo ishte në nominim për këtë javë së bashku me moderatoren, Einxhel Shkirën dhe aktorin, Donald Veshaj.
Beatrixa qëndroi në shtëpi për plotë 90 ditë, pasi që kishte hyrë në fund të javës së dytë të këtij reality-show. Këngëtarja kosovare përgjatë këtyre tre muajve ishte njëra ndër personazhet më të përfolura në media rozë e rrjete sociale për shkak të lidhjes me aktorin, Donald Veshaj.

Krejt kjo ndodhi pas daljes së këngëtares, Semi Jaupaj njëhershmi mikesha e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani. Pasi, sipas banorëve, Semi shihej si një pengesë për të bërë bisedë apo krijuar raporte me aktorin.

Pas zyrtarizmit të marrëdhënies, Donald – Beatrix, ndjekësit e moderatores, Bora Zemanit i ‘pushtuan’ me komente profilet e çiftit duke i ofenduar e mallkuar ata, madje shkoi aq larg sa që hodhën edhe gur brenda shtëpisë së famshme e ofenduan Donaldin, shkruan Express.

Lidhur me këtë ngjarje kishte reaguar edhe vetë Bora e cila kishte kërkuar nga ndjekësit e saj që personat në fjalë të lihen të qetë pasi është jeta e tyre dhe mund të bëjnë çfarë do që të dëshirojnë.

Po ashtu, familjarët e këngëtares kosovare kishin reaguar disa herë nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, teksa në rrjete sociale qarkullonte gjithandej fotografia ku Beatrix i kishte komentuar Borës në takimin e shumë përfolur me Donaldin në javën e parë të këtij programi.

Gjatë kohës që ishte në nominim këtë javë, këngëtarja kosovare kishte marr ‘sinjale’ nga banori i ri Arbëri për “boten e jashtme” dhe se kjo gjë e bëri Beatrixën të ndihej keq, madje një gjë e tillë u vërejt edhe gjatë spektaklit të së premtes kur ajo u largua.

Kujtojmë se të gjithë banorëve në shtëpi i menaxhohen rrjetet sociale nga familjaret apo miqtë e tyre më të afërm dhe pas daljes nga shtëpia ata pas disa orëve apo një dite fillojnë të publikojnë fotografi në llogaritë e tyre personale. Por që një gjë e tillë nuk ndodhi edhe me këngëtaren kosovare, madje, ajo nuk bëri as ndonjë postim falënderimi për përkrahjen nga ndjekësit e saj siç kanë bërë të gjithë tashmë.

E që janë bërë më shumë se 36 orë që nga largimi i saj prej “shtëpisë së izoluar”, teksa shpresojmë që gjendja emocionale e këngëtares është e mirë.

Ndërsa, mbetet të shihet se a do të paraqitet ditën e sotme në emisionin – “Big Brother VIP FanClub”, ku të gjithë banorët pas largimit nga shtëpia, intervistën e parë ekskluzive e kanë të rezervuar për këtë emision.

Loading...