Çfarë ndodhi mes tyre? Einxhel mërzitet me DJ Dagz

Në shtëpi ka nisur një tjetër lojë. Banorët duhet të ndahen në dy grupe, anëtarët e së cilëve do të kenë në dispozicion disa gogla. Brenda 10 minutave, njëri grup duhet të fshehë sa më mirë goglat e tyre, ndërsa grupi tjetër do duhet të kërkojë t’i gjejë.

Me rënien e gongut, grupi i Monikës u përpoq maksimalisht të gjente strategji të shumta për t’ja vështirësuar gjetjen e goglave kundërshtarëve. Por DJ Dagz ndihmoi ekipin kundërshtar dhe për këtë është mërzitur Einxhel.

Teksa bisedonin larg banorëve të tjerë, Einxhel i tha se u mërzit pasi donte që të fitonin dhe të ishin partnerë në krim, por thotë se e tradhtoi. Ndërsa ai u pëpoq t’i shpjegonte se e bëri për shaka.

Einxhel: Po talleshin qëparë, të tradhtoi i joti, ai Dagzi jot, se ti e bëre.

DJ Dagz: Se e frikësoi Monikën, të kam treguar, ti e bën të madhe.

Einxhel: Nëse e ke bërë të thashë, ke bërë shumë gabim.

DJ Dagz: A mund të mos flisja fare, ku ta dije ti?

Einxhel: Kjo nuk më pëlqen se e the me krenari, e gjeti se ja tregova unë. Ngela njëherë, seriozisht për çfarë i fshehëm?

DJ Dagz: Shumë seriozisht i merr. Shumë e thjeshtë kjo lojë. Nëse do të fitosh seriozisht, po. Edhe ata e dinin që s’do i gjenin. Duhet të ishte pak funny që dikush ti gjente.

Einxhel: Unë nuk doja.

DJ Dagz: Po mirë unë doja. Secili tha, hallall i qoftë Dagzit. 4 herë e kanë kapur atë shishen e se kanë gjetur. Unë për ty çfarë nuk kisha bërë, pa marrë parasysh çfarë. Për një lojë bën kështu, çfarë të pres më shumë.

Einxhel: Nuk është çështja tek loja fare.

DJ Dagz: Më shih njëherë, më fal. Tani do i marr lojërat më seriozisht.

Einxhel: Nuk të zgjedh më në grup me mua. Të vetmen herë që do të ishe partner në krim me mua, më tradhtove.

Loading...