Cfare po ndodh me Arjan Konomin! A ka qene ne shtepine e Hysenit me Alvisen duke pare perputhen?

Reputacioni dhe respekti i publikut për analistin e mirënjohur të emisionit përputhen duket se po bie dita ditës! Padyshim që roli i tij është të analizojë situatat, të bëje vlerësime, të provokojë konkurentët dhe ti vendosë ata në vështirësi me qëlimin kryesor që të nxjerrë në pah karakterin e tyre të vërtetë. Atë karakter që në shumë raste publiku nuk e ka të mundur ta njohe tek cdo konkurent për shkak të skenarëve, lojrave dhe aktrimeve që shumë prej tyre bëjnë gjatë rrugëtimit në spektaklin e dashurisë.
Në fakt analisti Arjan Konomi, i cili supozohet të jetë personi më i matur, më i sjellshëm, më i drejtë edhe më i sinqertë me publikun, jo pak herë është parë të ketë dalë nga vetja. Në raste te përsëritura dhe me një agresivitet te pa justifikuar ai ka demostruar sjellje jo etike duke sulmuar dhe ofenduar me fjalë fyese disa prej konkurentëve. Megjithatë, publiku do ta mirëkuptonte daljen nga vetja në një situatë të caktuar por nëse publiku do të kuptonte që analisti i emisionit bëhej pjesë e skenarëve dhe e lojërave të pista të konkurentëve, këtë gje nuk do ta falte.
Siç e theksoi edhe vetë autorja Olsa Muhameti, nata e fundit në përputhen prime ka qenë një nga puntatat më të vështirat në historinë e këtij emisioni. Dhe në fakt duket se edhe për produksionin ka qenë një nga puntatat që ai ka dalë mbi skenarët, eshtë përpjekur të tregohet sa më transparent duke lejuar që situata të rridhte sa me natyrshëm me qëllim që të kuptohej kush kishte të drejtë, kush kishte faj dhe kush ishte i implikuar në këtë histori. Pavarësisht shkaqeve të ndryshme dhe gabimeve të Hysenit dhe Alvisës, në fund të ditës pamë dy të rinj me një histori dashurie tashmë të kaluar të cilët dolën nga vetja, nxorrën sekretet e njëri -tjetrit, përfshinë familjet, u akuzuan, u shanë dhe u ofenduan. Patjetër në fund të ditë patëm dy familje të prekura, një vajzë të përndjekur dhe të dhunuar psikologjikisht, një djalë të tradhëtuar dhe një tjetër të zhgënjyer, produksionin i cili përpiqej të tregohej transparet, publikun të shtangur para ekranit dhe analistin e këtij emisioni i cili përpiqej me çdo kusht të dilte i papërfshirë në këtë histori.
Le të kthehemi tani te thelbi i asaj për të cilën po flasim. Midis shumë diskutimeve me tone të nxehta, tronditës ishte momenti kur Bashkimi i drejtohet Arjanit , dhe i thotë se nëse Alvisa dhe Bashkimi duhet të largoheshin nga emisioni, atëher nëse dhe Arjani të shtunën e prajmit kur Bushi ka hyrë në emision, ka qenë të shtepia e Hysenit dhe e kanë parë emisionin të tre së bashku, edhe ai duhej të largohej nga emisioni. Bashkimi ju referua Hysenit sikur ai e kishte thenë, por Hyseni në fakt nuk e tha këtë gjë. Instiktivisht Alvisa e pasoi Bashkimin duke konfirmuar se është e vërtetë që edhe Arjani ka qënë. Ky ishte momenti kur Arjani shpërtheu akoma më shumë me ofendime dhe sulme ndaj Alvisës. Alvisa u tërhoq disi duke pretenduar se këtë gjë e tha Hyseni dhe ajo nuk po akuzon thjesht po thotë atë që ka thënë Hyseni, por në fakt Hyseni nuk e tha këtë gjë gjatë diskutimit të tij, ai përmendi vetëm Alvisën.
Pyetja shtrohet a ka qenë në fakt Arjani atë të Shtunë duke ndjekur përputhen prime së bashku më Alvisën dhe Hysenin në shtëpinë e këtij të fundit? Nëse do të analizojmë të gjitha deklaratat dhe reagimet e tyre përgjigja më shumë anon nga Po-ja. Dhe nëse kjo është e vërtëtë do të ishte zhgënjimi më i madh për publikun i cili e ka mbështetur dhe e ka vlerësuar deri më tani me superlativa figurën e tij. Mos të harrojmë që konkurentët kanë orientim nga produksioni që të tregojnë sa më shumë respekt dhe të mos e sulmojnë analistin e emisionit në respekt të statusit të tij në këtë format televiziv.
Po cilat janë momentet dhe ndodhitë që të bëjnë të besosh se Arjani ka qënë i informuar për çfarë po ndodhte midis Alvisës dhe Hysenit dhe e ka ndjekur atë të Shtunë transmetimin e përputhen prime siç u “shkau’ pa dashje gjatë debatit. Le ti kalojmë një nga një të gjitha këto momente dhe pikëpyetje:
1- Arjani e ka deklaruar që e njeh dhe ka miqësi me Hysenin.
2-Arjani e ka sulmuar vazhdimisht Alvisën dhe e ka ndaluar disi sulmin vetëm gjatë kohës që Bushi ka qënë brenda emisionit, periudhë në të cilën Alvisa dhe Hyseni kanë patur kontakte dhe komunikim me njëri – tjetrin.
3-Sapo Alvisa i tha Arjanit se ka miqësi me Hysenin, ai doli nga vetja dhe e sulmoi me ofeza të ndryshme.
4-Pikërisht pas debatit të parë , pra bëhet fjalë për atë natë qe Arjani u akuzua se ka qënë më Alvisën dhe Hysenin në shtepinë e kij të fundit, Arjani i kërkoi falje Alvisës. Ai tha se ishte takuar dhe kishte biseduar me Alvisën dhe kishte qenë një keqkuptim mes tyre! Por a është bërë vallë ky takim sqarues në shtëpinë e Hysenit?
5-Bashkimi ishte i pari që hodhi dyshimin se Arjani kishte qenë në shtepinë e Hysenit duke parë të tre bashkë përputhen prime, por ai ju referua Hysenit i cili në fakt nuk e tha këtë gjë? A ka qenë Bashkimi i informuar nga Alvisa për këtë gjë apo ai thjesht u keqkuptua?
6-Alvisa e konfirmoi me plotë gojën se Arjani kishte qenë bashke me ata atë natë, por kur pa reagimin e papërmbajtshëm të Arjanit, devijoi që nuk është se po akuzon vetë ajo , por këtë gje sipas saj e kishte thënë Hyseni pak më parë?
7-Bashkimi dhe Alvisa pretenduan se Arjani kishte qenë atë natë në shtëpinë e Hysenit dhe të dy ju referuan Hysenit, por në fakt Hyseni nuk e tha këtë gjë. Vërtet u keqëkuptuan Alvisa dhe Bashkimi apo duke qensë se ata të dy e dinin që Arjani kishte qenë atë natë në shtepinë e Hysenit gabuan instiktivisht duke menduar se këtë gjë e tha Hyseni?
8-Përse acarohej Arjani kur diskutohej rreth kësaj teme?
9-Cila ishte arsyeja që Arjani nisi që qante me lot pa pikën e lidhjes gjatë kësaj situate?

Situatat janë bërë shumë të vështira për të kuptuar çfarë ndodh realisht në atë spektakël, është e vështirë të kuptosh kush është i sinqertë dhe kush është duke bërë lojë gjithsesi le te shpresojmë që Arjani nuk është pjesë e këtyre skemave dhe lojrave. Publikut nuk i shpëton asgjë dhe herët apo vonë është ai që i vendos pikat mbi i.

Loading...