Familjarët e tjerë të tij janë larguar nga fshati, por edhe nuk pranojnë ta vizitojnë apo të pyesin për të.
Pas nëntë muajsh në qeli dhe i braktisur nga familjarët, Ritvanin e masakrës së Selenicës e takon personi i parë.
Burimet i thanë ABC News se ishte vëllai i tij, ai që e takoi Ritvan Zykajn kurse familjarët e tjerë nuk janë parë t’i afrohen godinës, ku ai qëndron i izoluar.
Të njëjtat burime treguan së Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait.
Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd, dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten.
Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon.
Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij.
Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi.
Kurse dëshmitarë të tjerë që ditën e ma.sakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit.
I tmerrshmi Ritvan Zykaj po gjykohet për v.rasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë. Ai ka thënë se i v.rau pasi e trajtonin dhe e quanin hajdut të pulave. Marrë nga Abc News.al