Mënyra e trajtimit të historisë personale të një gruaje, viktimë e dh.unës në familje, ushtruar nga bashkëshorti i saj, u cilësua si rast ab.uzimi dhe nxiti një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhu.nuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre.
Kësisoj AMA ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Top Channel.
“Ama vendosi sanksionin “Tërheqje vëmendje” ndaj subjektit tuaj audiovizv. në rast përsëritje të shkeljes, do të fillojë procedimin sipas kërkesave të parashikuara ligjore”, thuhet në letrën dërgua televizionit kombëtar, firmosur nga kreu i AMA-s Gentian Sala.
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri i ka dërguar letër të hapur programit “Dua të të bëj të lumtur”, Top Channel”, konkretisht prezantueses Arbana Osmani. 22 organizatat e bërë bashkë duke marre shkas nga një prej rasteve të shfaqura në programin, organizatat u bëjnë thirrje drejtuesve të programit për shmangien e trajtimit riviktimizues ndaj viktimave të dh.unës në familje dhe për dhënien e mesazheve të drejta kundër dh.unës me bazë gjinore
LETËR E HAPUR
Lënda: Thirrje për shmangien e trajtimit riviktimizues ndaj viktimave të d.hunës në familje dhe për dhënien e mesazheve të drejta kundër dhu.nës me bazë gjinore
Të nderuar/a përfaqësues/e të programit: “Dua të të bëj të lumtur”, pranë televizionit kombëtar ‘Top Channel’
Ju drejtohemi në emër të një grupi organizatash që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave, si edhe me fokus të veçantë viktimat e dh.unës me bazë gjinore.
Duke shprehur konsideratën për punën tuaj për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në luftën kundër dh.unës me bazë gjinore dhe dh.unës në familje e duke shpresuar në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, Ju drejtohemi me shqetësim lidhur me trajtimin e një prej historive personale të shfaqura në programin “Dua të të bëj të lumtur”, në televizionin kombëtar Top Channel, më datë 12 Janar 2019.
Gjatë transmetimit të programit, u përshkrua në mënyrë të detajuar historia e një gruaje viktimë e dh.nës në familje ushtruar nga bashkëshorti i saj. Konsiderojmë se mënyra e trajtimit të historisë personale të Znj. E. justifikon dhe legjitimon ushtrimin e dh.unës me bazë gjinore, duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhu.nuara. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e d.unuara, duke justifikuar dh.unën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dh.una tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës. Pavarësisht se Znj. E. është në moshë madhore dhe është përgjegjëse për vendimet/zgjedhjet e saj, ne vlerësojmë se kjo histori nuk duhej përdorur në një fokus mediatik të tillë.
Vlerësojmë faktin se gjatë emisionit u theksua funksionimi dhe zbatimi i Ligjit nr. 9669, ‘’Për masa ndaj dh.unës në marrëdhëniet familjare’’. Nga ana tjetër, kemi besimin që ju mund të bëni punë më të mirë për të luftuar mendësinë problematike të shoqërisë shqiptare që përligj d.hunën me bazë gjinore.
Nxitur nga kjo ngjarje, duke u bazuar në nenet e Kodit të Transmetuesve Audiovizivë të AMA-s[1], kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të reflektuar qëndrimet e mëposhtme:
Respektimin e parimeve etike gjatë transmetimit të materialeve që kanë të bëjnë me viktimat e d.hunës me bazë gjinore dhe d.hunës në familje, duke shmangur promovimin e rasteve të cilat pranojnë dhe justifikojnë dh.unën, direkt apo indirekt. Raportimi i dh.unës si një ‘gabim‘ dhe promovimi i ndjenjës së fajit dhe nevojës për të kërkuar falje nga ana e viktimës së dh.nës, mund të nxisë viktima të tjera të heqin dorë nga raportimi i dh.unës dhe si pasojë duke vënë në rrezik jetët e tyre. Në nivel shoqëror një qëndrim i tillë i medias përforcon stereotipet gjinore.
Ju ftojmë t’i bashkoheni qëndrimeve tona për të ndërtuar një shoqëri ku dh.una nuk tolerohet për asnjë arsye. Qasja shoqërore, e përforcuar edhe nga media ku kërkohen faji, apo motive e arsye që e “çuan” dh.unuesin të dh.unojë duhet të marrë fund.
Forcimin e bashkëpunimit mes Medias dhe Shoqërisë Civile nëpërmjet nismave të përbashkëta, për të përmirësuar mënyrën e trajtimit të rasteve të dh.unës me bazë gjinore dhe d.hunës në familje, si dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me të drejtat e njeriut. Media duhet të jetë një faktor emancipues për stereotipet, rolet, pabarazinë gjinore dhe qëndrimet diskrimuese.
Sugjerojmë, që të konsultoheni me ekspertë të fushës paraprakisht në rastet kur prezantoni histori apo ngjarjeve që trajtojnë dh.unën me bazë gjinore dhe dh.unën në familje, për të shmangur trajtimin jo të duhur të këtyre problematikave madhore të shoqërisë dhe familjeve shqiptare.
Duke besuar në ndërgjegjësimin tuaj si qytetarë dhe profesionistë të medias kërkojmë edhe një herë t`u kushtoni vëmendjen e duhur parashtrimeve tona, si dhe shprehim gadishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm.
Sinqerisht
AËEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri
Forumi Gruas Elbasan
Gruaja tek Gruaja, Shkodër
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë
Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare, Tiranë
Qendra Psiko-sociale “Vatra”, Vlorë
Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës
Shoqata “Unë Gruaja”, Pogradec
Shoqata “Agritra Vizion”, Peshkopi
Shoqata “Jona”, Sarandë
Zyra për Djem dhe Burra, Shkodër
Zyra për Djem dhe Burra, Tiranë
Civil Right Defenders
Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT
Fondacioni Shqiptar i Personave me Aftësi të Kufizuar
Qendra T’REJA
Shërbimi Ligjor Falas – TLAS
Në Dobi të Gruas Shqiptare
Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome
Strehëza për gra dhe vajza në Tiranë
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
Organizata ‘Të ndryshëm & të barabartë’
Shërbimi Ligjor Falas Tiranë TLAS
Shoqata Kombëtare e Punonjësve Sociale
Qendra ‘Të Drejtat e Njeriut në Demokraci’
Fondacioni ‘Mary Ëard Loreto’
Shoqata ‘Refleksione’
Pro-LGBT
Portali ‘Historia ime’
Res Publica
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)
Kodit të Transmetuesve Audiovizivë, 1.5, Parimet Themelore; 2.1, Këshilli i Ankesave; 3.5, E drejta për Privatësi dhe Mbrojtjen e të Drejtave Personale; dhe 4.8, Transmetimi i Programeve Informative\