Gjendja e pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher vazhdon të mbetet një mister i madh.
Ende askush nuk ka mundur të kuptojë saktë situatën në të cilën gjendet piloti i mirënjohur.
Për këtë situatë ka vendosur të flas gruaja e Michaelit, Corinna.
“Unë e di se Schumacher është keq dhe nuk e di çfarë përparimi po bën. Për fat të keq, gruaja e tij Corinna më ka ndaluar të shoh atë”, ka thënë menaxheri i Michaelit, Wili Weber, transmeton Zëri.
Kjo deklaratë e ka shtyrë gruan e pilotit gjerman të flasë.
“Michael është në nën përkujdesje shumë të mirë dhe ne po bëjmë gjithçka që po mundemi për ta ndihmuar atë.
Ne po përpiqemi të përmbushim dëshirën e Michael për të mbajtur sekret shëndetin e tij. Tema është e ndjeshme, kështu që kuptoni pse e duam atë jashtë gjerave publike”, tha gruaja e Shumi.
Kampioni i shtatë herë në Formula 1 pësoi një aksident gjatë skijimit në Alpet Franceze në fund të vitit 2013 dhe pësoi lëndime serioze në kokë.
Nga atëherë askush nuk e di saktë se [farë po ndodh me Schumacher./Zëri