Mevlan Shaba u bë sërish pjesë e ‘Përputhen” këtë vit por ende nuk e ka gjetur dashurinë.
Mirëpo, duket se jashtë emisionit është më i suksesshëm me vajzat. Madje, ka ngritur dyshime lidhur me atë që po ndodh mes tij dhe këngëtares Albulena Ukaj. Zërat nisën pasi kjo e fundit publikoi dje një foto duke drekuar me Mevlanin teksa shkroi: “Syri i bukur”.
Të shumta ishin komentet e ndjekësve një pjesë e të cilëve aludojnë se ajo do hyjë në ‘Për’puthen’, të tjerë shkruajnë se ata mund të jenë lidhur, kurse disa komentues janë të mendimit se mund të sjellin një bashkëpunim.
Përveç fotos së publikuar nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe disa foto të tjera ku ata shfaqen në krahët e njëri-tjetrit. Duke qenë se të dy janë me veshje sportive, duket se nuk ka qenë ndonjë bashkëpunim që i ka bërë bashkë ata.
Teksa në “Përputhen”, Mevlani ka një marrëdhënie të komplikuar me dy prej vajzave, Efin dhe Filloretën, mbetet të shihet me kohën nëse këto takime me Albulenën lidhen vetëm me projekte muzikore apo edhe diçka më shumë.