Donaldi dhe Beatrix kanë marrë kohën e tyre të sqarohen për marrëdhënien e tyre.
Të dy kanë kaluar jo pak momente të vështira, që kanë pasur si rezultat edhe ftohje në raportin mes tyre.
Krisjen e tyre kanë përjetuar jo vetëm ata, por edhe banorët të cilët nuk kanë rreshtur së dhëni komentet e tyre.
‘’Unë jam e përfshirë në këtë marrëdhënie, nuk dua asgjë tjetër veçse të jemi ashtu si në fillim’’,- është shprehur Beatrix.
Nga ana tjetër edhe banorët janë ndarë në kampe teksa i japin të drejtë këngëtares, apo e kritikojnë për egzagjërim të panevojshëm.
‘’Donaldi ka vendosur të fitojë, Beatrix duhet ta lërë të ketë pak vëmendje’’,- tha Arjola.
Pjesë nga biseda në studio:
Donaldi: Mendoj se Trixa ka krahë produksionin me këtë videoklipin!
Beatrix: Trixa është thjesht Trixa!
Donaldi: Këto pamjet ishin dramatike, sepse ne kemi momente shumë të bukura që kemi kaluar. Kam gabimet e mia, sepse ndryshe nga Trixa nuk jam njeri që i flas gjërat ose dua të flas gjatë gjithë kohës kur ndihem keq, preferoj ti mbaj për vete. Ne i folëm të gjitha apo jo?
Beatrix: Po i folëm!
Donaldi: Nuk dua që Trixa të ndihet keq prej meje. Edhe Dagzi më tha ti japë kohë…
Beatrix: Edhe të tha Dagzi edhe erdhe ma the mua gjithë ato herë?!
Donaldi: 5 herë ishin nga unë. Unë e kuptova se çfarë. Ne e kemi sqaruar si një çift shumë i bukur me lule… unë mendoj se janë gjëra kalimtare dhe jam i gatshëm ta çoj këtë gjë përpara. Dua mirëkuptimin tënd.
Beatrix: Jam shumë më e qetë, ja kam thënë të gjitha që nuk po kërkoj 24 orë dhe asgjë më shumë se ç’kam pas. Dua të jemi të qetë të dy të jem ok edhe unë edhe të shkoj rrjedhshëm. Pse ke frikë të më prekësh se matesh kështu….