Qeni i shumëfolur i presidentit Joe Biden, Major, ka marrë sërish vëmendjen e mediave amerikane. Mësohet se Major, pas rikthimit, ka kafshuar sërish punëtorin, edhe pse u trajnua në Delaware.
Mediat shkruajnë se Majori është më i vogli nga dy qentë gjermanë të çiftit Biden, që nga presidenti, është cilësuar si një qen i ëmbël. Për këë çështje ka folur Michael LaRosa, zëdhënësi i Zonjës së Parë, Jill Biden.
“Majori është akoma duke u përshtatur me mjedisin e tij të ri dhe ai goditi dikë ndërsa ishte në një shëtitje”, thaai.
Ndërkohë që CNN ka shkruar se një punonjës i Shërbimit të Parkut Kombëtar u kafshua në Lëndinën e Jugut dhe iu desh të ndalonte punën për të marrë trajtim. Shërbimi i Parkut Kombëtar nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment.
Të dy Majori dhe Champ, qeni 13-vjeçar i Biden, u zhvendosën në shtëpinë e familjes Biden në Ëilmington, Delaëare, pas incidentit të parë të kafshimit në 8 mars.