Autoritetet moldave kanë njoftuar se janë regjistruar disa shpërthime në rajonin separatist të Transnistria.
Ministria e Brendshme njoftoi se ministria e sigurisë së shtetit në këtë rajon, ishte goditur me granata me raketa, por fatmirësisht deri më tani pa viktima apo të lënduar.
Kjo ngjarje vjen disa ditë pasi një gjeneral rus deklaroi se Moska dëshiron të marrë kontrollin e plotë të Ukrainës jugore, duke i dhënë Rusisë akses në rajonin separatist të Moldavisë, të cilin ajo e mbështet .
Ai tha se kishte “shtypje të popullsisë rusisht-folëse” në Transnistria, një pretendim i cili ishte bërë gjithashtu – pa prova – për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se incidenti ishte një “provokim i planifikuar” nga vetë Rusia për të futur “panik dhe ndjenja anti-ukrainase”.
Një rajon i vogël separatist rusisht-folës, Transnistria kufizohet me Ukrainën nga perëndimi. Ajo pretendoi pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në një konflikt të përgjakshëm, por nuk njihet ndërkombëtarisht dhe zyrtarisht mbetet pjesë e Moldavisë. Sulmi në këtë rajon rrit frikën për një bombardim në shkallë të gjerë të Moldavisë.