Çfarë po ndodh në Vlorë? A*rrestohen 6 persona (detajet)

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pas një operacioni “blic” të policisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit kanë konsumuar veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Mësohet se të arrestuarit janë konstatuar me armë pa leje në momentin e kontrollit nga policia. Po ashtu, bëhet me dije se të rinjtë kanë hedhur armët në momentin që kanë pikasur praninë e policisë.

Sipas të dhënave paraprake, operacioni është në zhvillim e sipër dhe në vijim pritet një komunikatë zyrtare nga policia.

Operacioni është zhvilluar në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.

Ndërkohë në media janë shpërndarë edhe pamje nga momenti i arrestimit të vlonjatëve.

Loading...