Zjarre, makina të djegura, vitrina dyqanesh të thyera, përplasje fizike mes uniformave blu dhe qytetarëve.
Situata kaotike ka vënë në alarm drejtuesit e La Ligas për zhvillimin e ndeshjes El Clasico në Camp Nou.
Ata propozuan që të ndryshohet stadiumi dhe të luhet takimi i parë kundër Realit në Bernabeu, ndërsa ndeshja e dytë në Camp Nou, por drejtuesit e Barcelonës refuzuan menjëherë.
“El Chiringuito” mëson propozimin e fundit të La Ligas, drejtuesit e kampionatit duan që ta shtyjnë sfidën dhe të mos luhet me 26 tetor sipas kalendarit, por më 18 dhjetor me shpresen se protestat do të mbyllen me aq.
Loading...