Cfarë po ndodh?Tjetër shqiptar humb jetën ditën e sotme në burgun greke

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në burgjet greke.

Ai është Gani Hila dhe është viktima e 41 në institucionet e burgimit në vendin fqinj.

Hila u ther me thikë në qelinë e paraburgimit në Athinë.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha, që i referohet denoncimit të ardhur nga një qytetar.

‘Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!

Masakrohet ne parburgim ne Athine nga gardian grek shqiptari Gani Hila!

Ata qe e masakruan perpiqen qe te paraqesin si vetevrasje.

Ambasada shqiptare tregon indiference te plote!

Te dashur miq, Gani Hila eshte shqiptari i 41 qe vritet ne burgjet e Greqise nga rraciste me instikte shtazore antishqiptare. I shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe barbarite ndaj shqiptareve ne burgjet e Greqise. Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqise.

I bej thirrje qeverise Micotaqis te marre masa urgjente per parandalimin e shperthimeve raciste, çnjerezore kunder shqiptareve ne burgjet e vendit te vet.

Denoj indiferencen kriminale te qeverise se Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave te qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqise dhe vendeve te tjera.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Z.Berisha sot ne oren 6 te mengjesit esht vrar nga policia e lefsines ne athine ne qelin e paraburgimit nje njeri i yni Gani Hila nga librazhdi dhe ambasada shiptar nuk na pergjigjet me mrojtje ligjore dhe ne duam qe ti behet autopsia nga organet shiptare ju lutemi na ndihmoni publikojeni kte rast

Ai esh arrestuar dje per nje konflikt me nje komshi dhe sot e ka vrar gardianet grek Dhe neve na thon qe esht varur vete por ka shenja je trup qe esht dhunuar.’

Loading...