Çfarë po planifikon Ilir Meta? Ish-deputeti i LSI-së del me paralajmërimin e fortë

LSI do të mbajë më 25 korrik Konventën Kombëtare. Kjo e fundit vjen vetëm një ditë pasi presidenti Ilir Meta përfundon mandatin presidencial, ndaj zërat për rikthimin e tij në krye të LSI-së janë shtuar ditët e fundit.
Ish-deputeti Endrit Braimllari tha sot se ky vendim i takon vetë Metës, por theksoi se me rikthimin e tij në politikën aktive, pritet një ridimensionim i opozitës.

“Meta është president deri më 24 korrik. Më pas do t’i drejtohet popullit për të marrë vendime politike. Ky vend ka nevojë për energjinë dhe aksionin e Ilir Metës. Nuk thamë se Meta do të kthehet në LSI.

Di një gjë: me rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive, pres një ridimensionim të opozitës. Është çështje e tij ku vendos të pozicionohet. 25 korriku është një datë shumë e rëndësishme, nuk ka më pushime, nuk ka më tërheqje vëmendjeje.

Pas 25 korrikut rikthehet shpresa opozitare, do të ketë një aksion opozitar të vërtetë që kësaj maxhorance do t’i dridhen këmbët”, tha Braimllari.

Loading...