Çfarë po projekton Igli Tare në Shqipëri?

Pas largimit nga Lazio Igli Tare eshte zhvendosur ne Shqiperi ku tha qe ka ardhur per pushime, per bizneset e tij dhe per ta harruar per disa kohe futbollin.

Por Igli Tare nuk po i ndahet futbollit. Keto kane ndodhur deri tani pas ardhjes se tij ne Shqiperi:

Me nderhyrjen e tij te Partizani vendoset drejtor i ri sportiv Arber Abilaliaj dhe trajner Zoran Zekic.

Ne Vlore vjen presidenti i Chelseat, Todd Boehly, projektohet miqesorja me Partizanin ne Air Albania. I pranishem ne takim ishte dhe menaxheri shume i njohur Fali Ramadani.

Pak dite me pare ne Korce Igli Tare shfaqet me trajnerin italian Luigi Di Biaggio, ish ndihmes i Roberto Mancinit te kombetarja italiane.

Pas ndeshjes Igli Tare takohet me presidentin e Skenderbeut Ardian Takaj dhe me disa nga futbollistet e Skenderbeut.

Dje eshte raportuar lajmi qe Igli Tare do te riorganizoj klubin e Dinamos dhe bashkepunimi i ri me Manchester Cityn.

Kujtojme ketu qe ne deklarata te meparshme Tare e ka shprehur deshiren e tij qe ne nje te ardhme te drejtoje Federaten Shqiptare te Futbollit.

Loading...