Foltorja e Sali Berishës do të rikthehet në 18 shtator me shqiptarët në Itali. Kreu i PD do të zhvillojë një takim online në orën 14:45, ku do të diskojnë çështjet kryesore të emigrantëve shqiptarë në Itali.
Në njoftimin e bërë publik nga Indrit Hoxha, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën thuhet se do të diskutohet edhe për votën e Diasporës, një e drejtë e mohuar.
Po ashtu teme e diskutimit do të jetë edhe ekonomia apo marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipëri-Itali.
“Komuniteti shqiptar në Romë do të zhvillojë një takim online me kryetarin e PD Sali Berisha. Me shqetësimin e atyre që kanë familjet në Shqipëri dhe me krenarinë e të qenit në një komunitet vital në vendin fqinj, shqiptarët e Italisë do të bisedojnë me kryetarin e opozitës për prospektin ekonomik në marrëdhëniet mes dy vendeve, për kthimin e trurit dhe ikjen e truri, për traditën e miqësisë shqiptaro-italiane, për votën e mohuar të Diasporës, qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 shtatorit dhe çfarë do të thotë të jesh shqiptar në Itali”, thuhet në njoftim.
Me sa duket Berisha jo vetem qe nuk kapercen Atlantikun pas shpalljes non grata nga SHBA, por sikurse po vijne gjerat nuk kapercen dot as Adriatikun per te shkuar ne Itali, nga frika se mos e bllokojne ne aeroport.